Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami pas publikimit të raportit për perceptimin e korrupisonit: Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupsionit

 
   

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga organizata Transparency International, ku Kosova nuk shënoi progres por mbeti në vendin e njëjtë si vitin 2022.

Bajrami ka shkruar në Facebook se qeveria bën vetëm propagandë dhe nuk lufton korrupsionin.

“Nuk ka si me pasë vlerësim ndryshe kur në raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian (fq. 71-72) thuhet se vetëm në vitin e fundit janë lidhë 2140 kontrata pa publikim të tenderit dmth. me negocim të drejtëpërdrejtë/njëburimore.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupcionit

Sot, Transparency International publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023. Sipas këtij raporti Kosova është vleruar me 41 pikë, po aq sa ishte vlerësuar edhe në vitin 2022. Kosova vendin e 83-të në ranglistën botërore e ndan me Burkina Fason, Afrikën e Jugut dhe Vietnamin. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është pas Malit të Zi që rënditet në vendin e 63, dhe pas Maqedonisë së Veriut që rënditet në vendin 76.

Nuk ka si me pasë vlerësim ndryshe kur në raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian (fq. 71-72) thuhet se vetëm në vitin e fundit janë lidhë 2140 kontrata pa publikim të tenderit dmth. me negocim të drejtëpërdrejtë/njëburimore.

Ka propagandë, nuk ka luftë kundër korrupcionit!