Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami për pagën minimale: Ministria e Financave është dashur të gjejë pajtueshmëri me veteranët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ka disa shkelje që janë bërë me procedimin e Ligjit për Pagën Minimale.

Ajo vlerëson se para kësaj Ministri i Financave është dashur që të konsulotehj me partnerët ekonomikë dhe sociale, sindikatat, odat ekonomike por edhe kategori të tjera, gjë që sipas saj nuk ka ndodhur.

“Është vendosur në mënyr ‘ad-hoc’ ku për 14 muaj ka qëndruar në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Ai nivel i pagës ka ardhur në atë kohë dhe tash kaloi në seancën e 13 korriku. Nuk është marrë për bazë norma e inflacionit”, është shprehur Bajrami në emisionin e ekonomisë, në Klan Kosova.

“Kemi kërkuar nga fillimi që për caktimin e pagës minimale dhe ëpr secilën politikë tjerr të ketë konsultim publik, bashkërendim, ashtu sic kërkon legjislacioni. Ministria e Financave është dashur të gjejë pajtueshmëri edhe me përfaqësuesit e veteranëve”, është shprehur ajo, duke folur për kontestimin e ligjit dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese.

Bajrami më tej, duke folur për miratimin në parim të Fondit Sovran është shprehur se ky fond nuk do të zgjidhë asnjë problem ekonomik.