Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

 
   

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar edhe dhënien e tenderëve njëburimorë nga qeveria e prirë nga Albin Kurti.

Ajo ka thënë se me këta tenderë janë dhënë 273 milionë euro teksa ka shtuar se nuk di si ta quajë ndryshe, përveçse hajni.

Duhet të shpjegojmë dëmet që po i bëhet vendit nëpërmjet tenderëve sekretë apo tenderëve njëburimorë. Kemi plot raste, e dimë rastin e KEK-ut, ka qenë procedurë e hapur, të gjitha palët janë shpallur të papërgjegjshme dhe njëra prej të papërgjegjshmëve është ftuar dhe është lidhur kontrata. Pastaj kemi rastin e MPB-së, ka pasur procedurë të hapur, ku thuhet se oferta më e lartë ka qenë me çmimin 9 milionë euro dhe përmes procedurës së negociuar bëhet 15 milionë euro”, ka thënë deputetja Bajrami.

“Furnizimet më herët me licenca të Microsoftit janë bërë me procedura të hapura, por janë në pyetje 273 milionë euro. Me këto procedura kemi shkelje të ligjit, je në kundërshtim të nenit 32 të prokurimit publik. Po e blen një produkt me çmim më të lartë sesa çmimi i tregut. Tek ne çmimi më i ulët është kriteri kryesorë, por e para po e shkel ligjin, po dëmton buxhetin dhe po dëmton konkurrencën në treg”, ka shtuar ajo.

E pyetur nga gazetari Kajtazi nëse kjo është hajni, deputetja Bajrami ka shtuar se “si ta quajmë ndryshe. Absolutisht nuk shoh ndonjë motiv tjetër. Unë e kam problem, nuk di si tjetër, nëse nuk plotësohen kushtet e nenit”, ka thënë veç të tjerash ajo.