Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami: Qeveria po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre

 
   

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për cështjen e mos ekzekutimit të pagave për sektorin publik.

Ajo ka thënë se Qeveria e ka shkelë 10 herë Kushtetutën dhe se po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre.

“Qeveria e cila e ka shkelë 10 herë Kushtetën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm  gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues dëtyre, nuk e ka problem sot edhepse në kundërshtim me Ligjin me e caktu dikë ushtrues dëtyre në Thesar në mënyrë që me procedu me ekzekutimin e pagave, normalisht nëse dikush nga zyrtarët pranon që të bëhet viktima e tyre e radhës, e them viktimë sepse mandati i qeverisë përfundon e këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmën.”

Bajrami ka thënë se Qeveria po e shkel ligjin sepse pozitën e drejtorit të Thesarit dhe “dhjetëra” pozita tjera po i mban me ushtrues detyre më shumë se 12 muaj,

Pra, qeveria është në shkelje të  Ligjit që pozitën e drejtorit të Thesarit dhe dhjetra pozita të tjera po i mban më shumë se 12 muaj me ushtrues detyre. Qeveria është në shkelje të Ligjit që nuk i kanë ekzekutuar pagat dje dhe do të bëjnë shkelje të Ligjit kurdo që vendosë me bë një ushtrues dëtyre tjetër në Thesar, apo me emëru dikë aty në mënyrë që me pasë mundësi me bë ekzekutimin e pagave për mbi 80 shërbyes civilë.”

Ish ministrja e Financave ka thënë se “kjo thotë shumë për paditurinë e tyre dhe mungesën e vullnetit për të respektuar edhe Ligjet që vetë ata i kanë hartu dhe i kanë aprovu”.