Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Bajrami ka deklaruar se janë të gatshëm për zgjedhje në çfarë do kohe.
Por, thotë se është pikërisht opozita ajo e cila nuk po dëshiron zgjedhje.
“Sa për Vetëvendosjen mundemi më shku në zgjedhje kur të dojnë, por unë mendoj se kjo opozitë nuk dëshiron me shku në zgjedhje sepse nëse ndalemi dhe e kujtojmë këta kanë thënë që pas gjashtë muajve si e kemi marrë Qeverinë kemi me shku në zgjedhje”, ka pohuar Bajrami.
Sipas tij, opozita ka deklaruar që Qeveria Kurti do të bie menjëherë verës pasi e ka marrë mandatin, por se kjo nuk ka ndodhur.
“Ata kanë thënë që kjo Qeveri ka me ra verës. Kanë shku tri vera edhe nuk ra. Kështu që ne jemi ata që jemi të gatshëm me shku në zgjedhje, e jo këta”, është shprehur ndër të tjera, Bajrami.
Deputeti i LDK-së, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala ka deklaruar të enjten për Front Online se viti 2024 është i fundit i mandatit qeverisës të kësaj shumice parlamentare, prandaj dhe vit i fushatës.
Sipas tij, për këtë arsye janë shpeshtuar paraqitjet e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës, përfshirë kryeministrin.