Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrush Ymeri kërkon të bëhet ndryshimi, votojeni me nr 100

Bajrush Ymeri, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Ai mban numrin 100 në listën e LDK-së dhe përfaqëson komunën e Artanës (Novobërdës) po edhe gjithë Kosovën.

Ymeri ka theksuar se është kandidati i vetëm nga kjo komunë dhe se është një mundësi historike për banorët e Artanës që të kenë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës. Gjatë fushatës, ai ka premtuar angazhim për zhvillimin e zonës, investime në infrastrukturë dhe mbështetje për të rinjtë dhe bizneset lokale.

Në një tubim në Novobërdë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të barabartë për të gjithë qytetarët dhe ka kërkuar mbështetje për Ymerin. Ai ka shtuar se LDK-ja ka projekte të qarta për zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025, dhe qytetarët që duan të mbështesin Bajrush Ymerin mund ta votojnë atë duke shënuar numrin 100 në fletëvotim.