
Së shpejti BKK në Austri për interpretimin e shfaqjes ‘Correr o Fado’
Baleti Kombëtar i Kosovës së shpejti do të udhëtojë në Graz të Austrisë.
Në Festivalin Ndërkombëtar “Bühnenwerkstatt International Tanzthetater Festival” të pranishëm do të jenë edhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Balerinët nga Kosova do të performojnë ‘Corror o Fado’ nga koreografi Daniel Cardoso.
Shfaqja ‘Corror o Fado’ me koreografi nga portugezi Daniel Cardoso erdhi si premierë në Kosovë në bashkëpunim me BKK-në me 8 qershor të këtij viti.