
Deputetja Duda Balje, aktualisht kryetare e Unionit Social-Demokrat, ka folur rreth formimit të Qeverisë së re.
Balje thotë deri më tani nuk kanë pasur komunikimin me kreu ne VV-së, Albin Kurtin por as me dikë nga opozita për formimin e Qeverisë së re.
‘’Nuk ka pasur komunikimin as me Kurtin e as me opozitën’’, tha ajo.
Balje potencon se madje për këtë çështje nuk kanë pasur asnjë thirrje.
‘’Nuk kemi pasur asnjë thirrje’’ deklaron ajo për FrontOnline.
Sipas deputetes Balje, fillimisht partitë shqiptare janë duke i bërë matematikat e tyre e më pas të i bëjnë me pakicat.
‘’Së pari ata janë duke i bërë matematikat e tyre e më pas me neve’’ u shpreh Balje.