Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ballkani nuk mund të rikonfigurohet pa u pastrua “hesapi” me shkaktarin e pesë luftërave”

 
   

Profesori Fadil Maloku ka reaguar pas paraqitjes së Kurtit në Forumin Strategjik Bledit, në Slloveni.

Ai ka thënë se edhe SHBA edhe BE duhet ta kuptojnë qartë se “Ballkani Perëndimor nuk mund të rikonfigurohet pa u pastrua “hesapi” me shkaktarin (Serbinë e Aleksandër Vuçiqit!) e pesë luftërave.

Sipas tij, edhe ‘konfrontimi’ i Kurtit me Bërnabiqin na e dëshmoi se “nuk mund të ndodh normalizimi, e lëre më pajtimi”.

Postimi në facebook:

Serbia, para se me u integru në Europë, duhet ta shijoj “aromën e helmit” të katarsisit!

Europa dhe Amerika, duhet ta kuptojnë,se; Ballkani Perëndimor nuk mund të rikonfigurohet pa u pastrua “hesapi” me shkaktarin (Serbinë e Aleksandër Vuçiqit!) e pesë luftërave!

Edhe ky takimi (lexo; ballafaqimi) i ndodhur sot, midis KM së Serbisë dhe KM të Kosovës, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, na dëshmoj shumë qartë, se: pa ndodhur katarsisi (që nënkupton: dekonspirimin e skajshëm të hipotekës fajsisë pēr masakrat dhe ushtrimin e gjenocidit të shtetit) serb, nuk mund të ndodh normalizimi, e lëre më pajtimi…