Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Banesa, shtëpi e trashëgimi, kjo është pasuria e Glauk Konjufcës

 
   

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar poashtu pasurinë ndaj Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Ai ka deklaruar se përveq si kryetar kuvendi, është edhe nënkryetar i parë në Lëvizjen Vetëvendosje, por që nuk ka ndonjë pozitë menaxheriale.

Tek pasuria e paluajtshme, Konjufca ka deklaruar se posedon tri banesa, shtëpi, tokë, depo e parking, disa në pronësi të tij e disa të prindërve. Të gjitha këto pasuri kapin vlerën mbi 310 mijë euro.

 Image 

Ai ka deklaruar se nuk ka veturë, ndërsa bashkëshortja e tij vozit një Chevrolet në vlerën 3 mijë euro.

Konjufca ka deklaruar poashtu se tek kursimet e tij në bankë, që janë në pronësi të tij dhe prindërve të tij, arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro.

 Image 

Ai ka deklaruar se ka edhe borxh-kredi për blerjen e banesës në vlerën 33 mijë euro.

Të hyrat vjetore të tij, bashkëshortes dhe prindërve të tij, arrijnë vlerën mbi 56 mijë euro.

 Image                          

Pasuria e tij arrinë vlerën afër gjysëm milioni, apo mbi 469 mijë euro.