Gazetari, Branislav Kërstiq ka thënë se Banjska është një shfaqje e lojës.
“Kosova ishte në prag për të përfituar edhe paketën e dytë të sanksioneve por fati i madhë që ndodhi ajo shfaqje e lojës në Banjskë”, ka thënë ai.
Ai tutje tha se në këtë shtet askush nuk është i shqëtësuar, poashtu ai ka thënë se ne si shtet kosovar ende nuk besojm tek vendet e tjera e jo më tek Serbia.
Kërstiq, ka thënë se serbët e Kosovës janë viktima trë të dy palëve, asaj kosovare dhe serbe.
“Sot ne në Kosovë, është e pakuptueshme dhe e papranueshme që Kryeministri i vendit tonë, në bazë të të dhënave të cilat flasin për serbët e Kosovës, të cilët e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai nuk i njeh dhe as identifikon dëshirat dhe nevojat e tyre si qytetarë. Ose do të thoja që ndoshta nuk ka nevojë as t’i njohë nevojat e këtyre qytetarëve sepse serbët në këtë situatë janë të panevojshëm dhe shihen në pozitë të cënuar për shkak të Beogradit zyrtar dhe presionit që vjen nga ana e tyre”, tha Kërstiq.
Ai tutje tha që sot i kemi 70 për qind të serbëve të cilët janë kundër Listës Serbe, si një qasje e gabuar.
“As komuniteti ndërkombëtar e ass Prishtina zyrtare nuk merr ndonjë përgjegjësi për këtë situatë dhe për këta njerëz dhe si përfundim i bie që Lista Serbe i konvenon kësaj situate aktuale për agjenda të ndryshme politike”, tha Kërstiq.