Banori i Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, vlerëson se qytetarët e kësaj komune nuk janë të integruar.
“Unë kur shkoj në Kroin e Vitakut po e shoh se është duke u bërë jo-dinjitetshëm edhe kthimi i popullsisë. A mund ta imagjinoni që sot në bazë ditore ekziston Ministria për Komunitete dhe kthim e cila nuk e ka dhënë as edhe një gozhdë? Ne po bisedojmë për kthim të banorëve, kurse ministria një gozhdë nuk e ka dhënë”, deklaroi ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Tutje ai shtoi se me këtë trend që është duke shkuar, mendon që i duhet edhe diku rreth 2-3 mandate kësaj qeverie, ose cilësdo qeverie.
“25 vjet pas luftës, sot njerëzit janë refugjatë në qytetin e vet. Edhe janë duke i kthyer në mënyrë jo të dinjitetshme. Aplikacionet janë për rastet sociale, a mund ta imagjinoni! Kjo i faturohet edhe PDK-së, edhe pozitës e opozitës, e edhe të gjithëve”, theksoi qytetari Sadiku.