Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne

Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti me kamerat.

E vetmja gjë e patrazuar në këtë zonë konfliktesh janë flamunjtë serbë, të cilët janë ndërruar dhe janë vendosur të rinj, vetëm pak ditë para përplasjes me policinë.

Fshati që deri para dy vitesh, nuk mund të flisje shqip lirshëm, duket se tashmë e ka rrëzuar këtë mur.

Kjo zonjë që mohon se flet, në fakt nga përgjigjet duket se e kupton shqipen. Ajo pohon se ata nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur dhe se shkojnë mirë me shqiptarët.

“Jo, jo. Jemi mirë. Kush është fajtor le të dënohet. Unë punoj këtu me kovën për të vendosur rakinë. Të kemi energji elektrike, të rregullohet gjithçka. Policia e Kosovës sillet në rregull. Jo, çdo gjë është ne rregull. Unë nuk di asgjë, nuk i njoh ata. Thjesht shoh punën time, thjesht eci sa andej kendej”- tha ajo.

Sipas saj problemi nuk janë qytetarët e thjeshtë, por politika.

“Ka qenë policia por ne nuk na kanë ngacmuar. Çdo gjë është në rregull dhe qetë. Ata që kanë faj le të dënohen e mbajnë përgjegjësi”- u shpreh e moshuara serbe.TopChannel.