Lista Serbe ditë më parë ka marrë vendim të mos marrë pjesë në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, që do të mbahen më 21 prill.
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, tha se bojkoti i Listës Serbe për mos pjesëmarrje në votimet e 21 prillit në katër komunat veriore, është direkt me dirigjim nga Beogradi.
“Bojkoti është në vazhdimësi, është lojë jo-korrekte e dirigjuar dhe instrumentalizuar nga Beogradi. Edhe dalja nga institucionet e Kosovës më parë ka ardhur direkt nga Serbia. Lista Serbe ka instrumentalizur edhe njerëzit e pafajshëm. Lista Serbe nuk po marrë në një proces të cilin edhe vetë e kërkuan”, tha ai për Info Plus në RTK.
Sipas tij, kur Lista Serbe e pa se ka rënë ndikimi i tyre në veri, pasi që edhe komuniteti nuk po i mbështet, ata dëshirojnë që të hedhin fajin qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.
Ndryshe sipas Listës Serbe bojkoti i votimeve lidhet për shkak, se sipas saj, procedurat janë të parealizueshme për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren.