Pas disa javësh të ngarkuara me lajme, deklarata, reagime, thashetheme, shtrembërime Jetmir Agaj ka thyer heshtjen. Menaxheri i Bardhit ka sqaruar më në fund situatën me këngëtarin duke nisur që nga hyrja e tij në Big Brother VIP si një ndër emrat më të mëdhenj të edicionit e më pas te dalja e shumëpërfolur. Agaj u shpreh “Canapé” se Bardhi fillimisht ka qenë kundër hyrjes në shtëpi, por ai e vlerëson tej mase sakrificën e tij për ekipin.
Normale ai në Big Brother hyri me pëlqimin tim dhe vendimin tim. Nëse s’do e kisha pëlqyer unë atë gjë ose vendosur unë atë gjë, e them publikisht që nuk kishte për të ndodhur se edhe Bardhi është një prej atyre që jeton publikisht dhe nuk e ka dëshiruar atë format, madje ka qenë shumë kundër meje që shpesh edhe me shaka me djemtë e kemi diskutuar edhe në studio, më ka thënë që gjithçka mund të bëj se për një mend edhe raportet i kemi shumë miqësore, të mira, veç në Big Brother nuk dua të jem pjesë. Në këtë rast e vlerësoj sepse ai e ka bërë për ekipin e vet që unë e falenderoj shumë dhe normale, Big Brother është edhe një sfidë, sfidë e jetës, nuk është aspak e lehtë. Minutat e fundit kur jam përshëndetur me të i kam thënë ta jap shumë, çdo gjë, çdo meritë të mirë që je duke e bërë sakrificë për ekipin dhe aty ka qenë diskutimi pse ne kemi vendosur për të hyrë.
Jetmiri shtoi se Bardhit nuk i është nevojitur marketingu i Big Brother pasi ka mbli 500 milionë klikime. Por sa i përket deklaratës së Sarës gjatë spektaklit në natën që ai la shtëpinë, theksoi se marrëdhënia e punës vijon të jetë shumë e mirë dhe nuk ka asnjë interes në jetën e tij private.
Është esenca që marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin normale që vazhdon të jetë e mirë. Jeta private as nuk kam interes, as nuk kam të drejtë të përzihem apo paragjykoj. Jo vetëm te Bardhi, por te shumica e bashkëpunëtorëve të mi si Çeliku, producenti, si Luizi, asnjë. E vetmja gjë që mund të jap është një këshillë si shok por jo të ndërhyj apo të vendos. Jemi në shekullin XXI, sot nuk mundet të vendosë prindi yt, imagjino të vendosë menaxhimi yt për jetën private. Nuk do doja as ta diskutoja këtë temë. Çdo gjë që vendos ai është për jetën e vet dhe mua s’ka pse të më pengojë.
Krisjes së shumëpërfolur, menaxheri i vendosi edhe njëherë pikën mbi “i” duke thënë se gjtihçka vijon të jetë shumë mirë pasi e sheh Bardhin si një vëlla të vogël.
Nuk mundet të ketë asnjë biznes, sidomos biznesi i muzikës mos të ketë një krisje se unë mund të kem edhe një mospëlqim, Bardhi mund të ketë për një mospëlqim për një audio-incizim ose një videoklip dhe krisje normale që mund të ketë brenda vetes ose mospëlqim por nuk mund të ketë prishje të raporteve ose marrëdhënieve përderisa Bardhi publikisht qindra mijëra herë e ka shprehur që jam falenderues. Bardhi ka ardhur e prej 4 vitesh ha bukë në shtëpinë time, përderisa hamë bukën në një pjatë dhe e shoh si vëlla të vogël, si mundet të prishen raportet? Këtë e hedh poshtë direkt. Sa i përket lajmit që pas daljes nga shtëpia nuk kishte folur prej ditësh me Bardhin, Jetmiri u shpreh se kjo është diçka krejt normale pasi fillimisht këngëtari kishte kaluar kohë me familjen dhe Sarën