Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bardhi pak minuta në SPAK: Më bënë vetëm një pyetje

Gazment Bardhi është paraqitur sot në SPAK pas kallëzimit të Olsi Ramës.

Pasi u mor në pyetjet nga prokurorët ai tha se dosja “Xibraka” është rihapur.

Bardhi është paraqitur për pak minuta në SPAK.

Bardhi: Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK

Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga hetuesit e BKH pas dorëzimit të informacionit nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.

Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Kallëzues është prokuroria e Hanoverit.