![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/basha-godet-shefin-e-eulex-it-dhe-ambasadoret-pasi-reaguan-per-largimin-e-tre-policeve-serb-po-shitni-perralla_64de8a9cbbeb8.png?resize=850%2C531&ssl=1)
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, dhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde kanë reaguar pas largimit të tre pjesëtarëve të rinj të komunitetit serb nga Policia e Kosovës, duke u shprehur të shqetësuar.
Reagimet e tyre i ka komentuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke ju thënë “po na shitni përralla”.
Basha përmes një postimi në Facebook, duke iu drejtuar shefit të EULEX-it dhe ambasadorëve ka thënë se nëse me të vërtete janë të shqetësuar i kishin vë masa Serbisë dhe jo Kosovës.
“Shefi i EULEX-it dhe plotë ambasadorë paskan reagu duke thanë që jemi duke i përcjellë me shqetësim dorëheqjet e fundit të 3 serbëve të Kosovës të saporekrutuar! Po na shitni përralla për besë, sepse me qenë vërtetë të shqetësum i kishi vë masa Serbisë, e jo Kosovës.” – ka shkruar Basha.