Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Basha ironizon Hamzën e PDK-së: Me quajt veten ekonomist edhe me bë kësi oferte, dyqysh nuk del serioz!

 
   

Me afrimin e zgjedhjeve paritët politike kanë nisur edhe fushatën. Ata po zbulojnë nga program I tyre në fusha të ndryshme.

PDK, me kandidat, Bedri Hamzën po shpalos program rreth rritjes së pagave dhe pensioneve.

Me programin e tyre ka ironizuar deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Ai premtimet e tyre i quan humoristike, duke ironizuar se këtë program mund “me pas ofru Kamishi, se tipi është masazher edhe nuk merr vesh në financa, ama me quajt veten ekonomist edhe me bë kësi oferte, dyqysh nuk del serioz!”

Postimi në Facebook:

A doni m’i trajtu seriozisht këto premtimet humoristike që i bani PDK-ja a hiç?

💶 Çeku i pagave është 900 milion euro, që i bje se rritja për 50% i bie që ky ekonomisti 𝗱𝘂𝗵𝗲𝘁 𝗺’𝗶 𝗴𝗷𝗲𝘁 𝗱𝗶𝗸𝘂𝗻 𝗲𝗱𝗵𝗲 𝟰𝟱𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘀ë!

👵 Tjetra, veç rritja e pensioneve bazë, pra nga 120 në 200 euro, i lyp 150 milion euro shtesë, kurse pensionet tjera kontributpaguese dhe të luftës me i rritë qaq sa ka than ky bajnë edhe 150 milion tjera. Që i bie se duhet m’i gjet edhe 𝟑𝟎𝟎 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐨𝐧 𝐞𝐮𝐫𝐨 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐬ë!

🚩 Pra unë që s’marr vesh shumë në financa e di që është qesharake me premtu diçka që kushton 𝟳𝟱𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘀ë 𝗾ë 𝗡𝗨𝗞 𝗶 𝗸𝗮 𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶!

🚩 E kisha kuptu me pas ofru Kamishi, se tipi është masazher edhe nuk merr vesh në financa, ama me quajt veten ekonomist edhe me bë kësi oferte, dyqysh nuk del serioz!

📈 Përveç nëse e ka ba plan me i dyfishu tatimet, ama ky po thotë se edhe tatimet ka me i ulë! Pra kjo nuk mund të quhet ndryshe përveç se me bë hajgare me popull!