Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Basha: Pas reagimit të BE, pritne opozitën, ‘hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë’

 
   

Policia e Kosovës gjatë një aksioni në veri ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Ndaj këtij vendimi ka reagur BE-ja e cila e quan vendim të njëanshëm dhe të pakoordinuar mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se pas këtij reagimin duhet të presim tani opozitën e kritkat e saj ‘hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë!’.

Postimi i plotë:

BE paska reagu që u mbyll Posta e Serbisë!

Pritne tash opozitën, ‘hapne Postën e Serbisë, mos na prishni me ndërkombëtarë!’