Babë dhe bijë, Kastriot dhe Zenedja Skënderaj prej kohësh janë bërë të famshëm në rrjetet sociale për shkak të këngëve popullore të jugut që publikojnë herë pas here.
Të ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, Kastrioti dhe Zenejda kanë treguar se si nisi gjithçka.
Kastrioti ka thënë se e kanë traditë familjare muzikën popullore, pasi edhe babai i tij 91-vjeç vijon dhe këndon akoma.
Ndërkohë Zenejda ka treguar se është shtyrë nga familja për të kënduar këngë popullore, pasi ajo fillimisht kë qenë më pranë muzikës së lehtë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifit: Kush e ka patur këtë talent?
Kastriot Skënderaj: Babai im.
Zenejda Skënderaj: Është 91-vjeç.
Brikena Prifit: 91-vjeç dhe këndon edhe sot. Cilat këngë këndon gjyshi?
Zenejda Skënderaj: Gjyshi këndon vetë, këndon këngë të vjetra, i ka kënduar që i ri.
Brikena Prifit: Kur ke kënduar për herë të parë?
Zenejda Skënderaj: Vitin e kaluar në gusht për herë të parë. Në shtëpi nisi, dhe më pas vazhdoi në rrjetet sociale.
Brikena Prifit: Ti ke nisur me muzikën e lehtë?
Zenejda Skënderaj: Muzika e lehtë ka nisur me mua, por muzika popullore jam akoma në fillim. Familja ka insistuar të vijoj me muzikën popullore.
Brikena Prifit: Cila ka qenë ajo këngë që ke kënduar?
Zenejda Skënderaj: Gjatë gjithë kohës e kam patur shumë pasion këngën e lehtë, por kam menduar që nuk kam talent.
Brikena Prifit: Kastriot doje që më shumë që Zenejda në këndonte muzikën popullore?
Kastriot Skënderaj: Patjetër.