Pas ngjarjes babë e bijë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ndërsa 70-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa 45-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Dy kalimtarë u plagosën ditën e djeshme pas rrëzimit të një skele nga një pallat në ndërtim në Tiranë.
Bëhet me dije nga burimet për media se një nga të plagosurit ishte edhe bashkëshortja e ish-futbollistit të njohur, Bledi Shkëmbit, Imelda.
Ish-kapiteni i ekipit të Skënderbeut, tha për Top Channel se do të ngrejë padi ndaj firmës së ndërtimit dhe se së bashku me avokatin, po merren me përgatitjen e dokumenteve.
Kujtojmë së për incidentin e ndodhur, policia ka arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë punëtorin Elton Osmanllari, sipërmarrësin Erjon Kanto dhe inxhinierin , Zef Kalaj. Grupi i hetimit në terren ka arritur në përfundimin se të prangosurit nuk kanë zbatuar rregullat për të ruajtur as punëtorët dhe as kalimtarët.
Pas ngjarjes babë e bijë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore ndërsa 70-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një operacioni, ndërsa 45-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të ngjashme në Tiranë apo në rrethe të tjera të vendit. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar 102 raste të incidenteve, nga të cilat janë identifikuar 115 autorë, të akuzuar për shkelje të rregullave dhe të mbrojtjes në punë.