Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bashkëshortja e Rexhep Selimit poston foto me Dejona Mihalin

 
   

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka postuar një foto me koordinatoren e komiteteve në VV, Dejona Mihali.

Deputetja e VV-së foton me të pushtetshmen e kësaj partie e ka postuar në profilin e saj në “Facebook”.

“Kafe me Dejona Mihali”, ka shkruar ajo.

Zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali, e cila është me orgjinë nga Shqipëri, është shumë aktive në jetën politike në Kosovë.

Ajo vazhdimisht kritikon mediat dhe opozitën në Kosovës.

Ndaj saj janë ngritur edhe dyshime të ndryshme.

Për këtë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dje ka kërkuar të organizohet një komision hetimor parlamentar për ta hetuar zonjën Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV.

“Unë kam pak a shumë informacione se kush është Dejona Mihali dhe nga vjen ajo. Ajo ka prejardhje greke dhe këto informacione i kam të faktuara. Ajo vec të mirën nuk ia dëshiron Kosovës. Ju e dini që ajo e ka pas të ndalur të hyjë në Kosovë kur shteti ka funksionuar. Si arriti Dejona Mihali që nga një person i padëshiruar në Kosovë ta marrë nënshtetësinë e Kosovës”, ka thënë Musliu.