Meshihati serb para Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë dënoi veprimet e autoriteteve te Kosovës, të cilat ia ndaluan patriarkut serb hyrjen në Kosovë.
Bashkësia Islame në Serbi e konsideron këtë procedurë “jo-islame dhe jonjerëzore”.
“Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk kontribuon në marrëdhëniet ndër njerëzore dhe ndër fqinjësore, të cilat Zoti i Madhërishëm i urdhëron të gjithë të bëjnë”, pretendohet në deklaratë.
Përkujtojmë se dje në kalimin kufitar në Merdarë Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen në Kosovë të patriarkut serb Porfirije dhe shtatë peshkopëve të kishës ortodokse serbe. Ata synonin të udhëtonin për në Patriarkanën e Pejës, ku sot duhej të fillonte Kuvendi i rregullt i Kishës Ortodokse Serbe.
Nga MPB kanë thënë se ky vendim është në fuqi derisa Serbia të ndalojë shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit.