
Këshilli Europian sot ka caktuar shef të ri të EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, i cili do të zëvendësojë Lars-Gunnar Wigemark.
Barbano është Gjeneral Major në Karabinierët Italianë dhe Drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.
Mandati i tij si Shef i EULEX-it në Kosovë do të jetë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.
Vendimi për të emëruar Barbano u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin Politik dhe Siguri.