Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bastiset banesa e Blerim Shalës ish-këshilltarit të Thaçit

 
   

Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara është kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Rastin e ka konfirmuar avokati Artan Qerkini.

Qerkini u shpreh se bastisja ka qenë e shkurtër dhe se për shpalosjen e detajeve të tjera do të konsultohet gjatë ditës me Shalën, klientin e tij.

Shala ka qenë nënkryetari i AAK-së dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, e më pas ka mbajtur postin e koordinatorit për bisedime me Serbinë, derisa u emërua këshilltar i ish presidentit.

Gjatë bastisjeve që janë kryer, të njëjtat burime thonë se janë sekuestruar prova të ndryshme, duke përfshirë dokumente dhe telefona.

Aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.