Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bastisja në Zveçan u krye në shtëpinë e babait të njërit prej të vrarëve në Banjskë

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje sot në Zveçan, nën dyshimet për kontrabandë me mallra.

Express mëson se bastisja është kryer në shtëpinë e babait të një prej të vrarëve gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Bastisjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

“Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Dyshimet janë për kontrabandë me mallra. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, tha Elshani për Express.