Ndërmjetësuesi nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav lajçak ka paralajmëruar vizitë në Kosovë.
Lidhur me këtë çështje u deklarua deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha.
Ai tha se dialogu ka nevojë për një rifreskim dhe rimendim, mirëpo ai e quan të kotë dhe humbje kohe çdo përpjekje për rikthim të dialogut me të njëjta kushte.
“Dialogu ka nevojë për rifreskim dhe rimendim. Ndërmjetësuesit kanë humbur kredibilitetin, përderisa kanë ndërmjetësuar një dialog në të cilin palët nuk janë trajtuar barabartë. Andaj, çdo përpjekje për rikthim të dialogut me të njëjta kushte dhe qasje mendoj që është e kotë aq edhe humbje kohe”, përfundoi deputeti nga VV-ja, Agon Batusha.