Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist

Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën u vunë në gatishmëri të shtuar, pasi informacionet e reja të inteligjencës paralajmëruan për një sulm të mundshëm terrorist.

Një zyrtar i mbrojtjes amerikane konfirmoi për Zërin e Amerikës se objektet ushtarake në të gjithë Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM) u ngritën në shkallën “Charlie” të mbrojtjes, që do të thotë se një sulm është i mundur.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Zyrtari nuk dha detaje për përmbajtjen e informacioneve të inteligjencës, por zyrtarë që merren me antiterrorizmin nga shumë vende paralajmëruan për kërcënime në rritje, përfshirë edhe ato që lidhen me Olimpiadën e ardhshme Verore në Paris.

Në njoftimin e EUCOM-it thuhet se masat e shtuara të sigurisë, janë rezultat i një kombinimi faktorësh.

“Rritja e gatishmërisë nuk lidhet me ndonjë kërcënim specifik, por me disa faktorë të kombinuar, siç janë ngjarjet e mëdha – përfshirë këtu Kampionatin Evropian të Futbollit dhe Lojërat Olimpike – dhe sulmet e mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshme joushtarake në Evropë”, thuhet në deklaratë.

EUCOM-i e këshilloi personelin në Evropë që “të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitete të dyshimta, t’i ndjekë këshillat për udhëtim që i jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal”.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes tha se ushtria “po ndërmerr hapa shtesë për t’u siguruar që trupat amerikane të jenë të kujdesshme si gjatë aktiviteteve të punës, ashtu edhe gjatë aktiviteteve personale”.

Tags: