Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Bashkimi Europian do të sanksionojë së shpejti Serbinë siç bëri me Kosovën.
Sipas tij, sanksionet do të prekin kabinetin qeveritar të presidentit Vuçiç dhe ndaj tij personalisht nëse nuk tërhiqet nga mbështetja për grupet e armatosura në veri.
“Sanksionet janë të pashmangshme dhe do të prekin drejtpërdrejtë kabinetin e Vuçiçit dhe vetë atë personalisht nëse nuk tërhiqet nga mbështetja ndaj grupeve të armatosura në veri të Kosovës.
Sanksionet për Serbinë do të vijnë nëse nuk do të ketë lëvizje në drejtim të marrëveshjes përfundimtare mes palëve”, tha Shala.