Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BE-ja bashkohet me Britaninë e Shqipërinë për të ndaluar kontrabandimin e njerëzve

BE-ja ka bashkuar forcat me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë për të shtrirë luftën kundër kontrabandës së njerëzve në të gjithë kontinentin, pas ndërhyrjeve të forta nga Giorgia Meloni dhe Rishi Sunak në samitin e liderëve evropianë në Spanjë.

Plani u bë në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderët e Francës, Holandës dhe Shqipërisë – Emmanuel Macron, Mark Rutte dhe Edi Rama – që iu bashkuan kryeministrave të Italisë dhe Britanisë së Madhe, raportoi Guardian.

Udhëheqësit dolën nga takimi me buzëqeshje dhe Rutte tha “problemi u zgjidh”.

Macroni ka thënë se janë pajtuar për një plan pesëpikësh për të krijuar luftën e parë të bashkërenduar në mbarë kontinentin kundër kontrabandimit të njerëzve.

Jo vetëm që do të ndalohen kriminelët që operojnë me varka në Mesdhe dhe Kanal, ka theksuar ai, por gjithashtu krimin e organizuar në Evropë.