Këshilli Evropian ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka vendosur të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnjë-Hercegovinën.
Lajmin në X e ka bërë të ditur presidenti i këtij këshilli Charles Michel
“Këshilli Evropian sapo ka vendosur të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnjë dhe Hercegovinën. urime! Vendi juaj është në familjen tonë evropiane. Vendimi i sotëm është një hap kyç përpara në rrugën tuaj drejt BE-së. Tani puna e vështirë duhet të vazhdojë në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të përparojë në mënyrë të qëndrueshme, ashtu siç dëshiron populli juaj”, ka shkruar ai./teve1.info/
The European Council has just decided to open accession negotiations with Bosnia and Herzegovina. Congratulations!
Your place is in our European family.
Today’s decision is a key step forward on your EU path. Now the hard work needs to continue so Bosnia and Herzegovina… pic.twitter.com/LyotNa5gGc
— Charles Michel (@CharlesMichel) March 21, 2024