Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BE-ja kujton sulmin në Banjskë: Përsërisim thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve

 
   

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se pret nga Serbia të ndërmarrë hapa të nevojshëm për t’u siguruar që të dyshuarit për kryerjen e sulmit vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të japin llogari.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje.

“Kosovë: Një vit pas sulmit në Banjskë, Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për ndjekjen penale të përgjegjësve dhe e riafirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie”.

“Është një rikujtues për nevojën për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për këtë sulm.