Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi dhe disa zyrtarëve tjerë përfshirë ministrin e Jashtëm, Husein Amir Abdollahian, që ndodheshin në helikopterin që u rrëzua të dielën.
“Bashkimi Evropian shpreh ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, Ministrit të Jashtëm Husein Amir Abdollahian dhe zyrtarëve të tjerë iranianë të përfshirë në rrëzimin tragjik të helikopterit të dielën. BE shpreh ngushëllimet e saj për familjet e të gjitha viktimave dhe për qytetarët iranianë të prekur”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Vdekja e presidentit iranian dhe zyrtarëve të tjerë është konfirmuar nga autoritetet e Iranit.
Qeveria iraniane të dielën ka thënë se helikopteri më të cilin ka qenë duke udhëtuar presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka pësuar “ulje të ashpër”, për shkak të motit me mjegull, afër kufirit me Azerbajxhanin./teve1.info/