Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës”

 
   

Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndëshkuese, e plotësoi.

Tash që procesi i votimit të kryetarëve të rinj dështoi, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, u tha se do të përpiloj një raport të parë se si të vazhdohet tutje me masat e vendosura kundër Kosovës.

Por, sipas ligjvënëse të Kuvendit të Kosovës, nuk ka nevojë për të tilla dokumente që të hiqen masat që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës.

“Ne kemi bërë mbrojte të institucioneve dhe “krimi” sipas BE-së ka qenë se ne kemi dërguar kryetarët tanë nëpër godinat komunale. Megjithatë ajo ka ndodhur por nuk ka qenë ndonjë vepër penale dhe për këtë BE s’ka nevojë që të përpiloj më raporte po veç të vendos t’i heq masat, gjendja në terren tashmë dihet, atje edhe KFOR-i është hequr nga godinat e komunave në veri të vendit, duke ditur që siguria është e plotë”, ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

“Shpresojmë që masat kundër Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe t’i vendosen shtetit të Serbisë e cila ka qenë dhe mbetet destruktive në gjitha marrëveshjet si atë të Brukselit edhe atë të Ohrit”, ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj.

Ndërkohë, në deklarimet e shteteve gjatë së hënës në Këshillin e Sigurimit, ishte shteti i Francës që kërkoi që pavarësisht votimeve të mbajtura të dielën në komunat veriore, kryetarët aktual që të japin dorëheqje.

Mirëpo, sipas partisë në pushtet, dështimi i votimeve kundër apo pro kryetarëve veriut ka ndodhur si pasojë e presionit nga Lista Serbe.

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje BE-së t’i heq masat e vendosura sepse sipas tyre, me mbajtjen e votimit në veri, janë plotësuar kushtet për këtë.