Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

BE reagon pas dënimit më 19 vjet burg të opozitarit rus, kërkon lirimin e tij

Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e gjykatës në Moskë për dënim me 19 vjet burg nga opozitari rus Alexei Navalny.

Në deklaratën që ka lëshuar në emër të BE-së, përfaqësuesi i Lartë për Siguri dhe Politikë të Josep Borrell, thuhet se seancat ndaj tij u mbajtën në mjedis të mbyllur.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër vendimin e sotëm kundër politikanit të opozitës rus, Alexei Navalny, nga një gjykatë në Moskë, duke e dënuar atë me 19 vjet burgim shtesë për veprime që përbëjnë veprimtari legjitime politike dhe anti-korrupsion. Ai gjithashtu shpreh keqardhjen e thellë që seancat gjyqësore u zhvilluan në një mjedis të mbyllur, të paarritshëm për familjen dhe vëzhguesit e tij, në një koloni penale të regjimit të rreptë jashtë Moskës, ku Z. Navalny po vuan tashmë dënime të motivuara politikisht prej 11.5 vjetësh gjithsej. Ky është një tregues i qartë se sistemi ligjor rus vazhdon të instrumentalizohet kundër z. Navalny. Kjo tregon gjithashtu se sa shumë frikë kanë autoritetet ruse prej tij. Z. Navalny është një shembull tjetër i goditjes së vazhdueshme sistematike nga autoritetet ruse”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

BE i ka bërë thirrje Rusisë që të respektojë masën e përkohshme të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) që kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Navalny nga burgu. Bashkimi Evropian kujton se Rusia mbetet e detyruar të zbatojë plotësisht vendimet e GJEDNJ-së në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur para 16 shtatorit 2022, kur Rusia pushoi së qeni palë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut./teve1.info/

Tags: