Kreu i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili njëherit është edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, ka marrë sot pjesë në përvjetorin e 25-të të masakrës së Studimes në Vushtrri.
Hamza ka thënë se në Studime janë vrarë civilë të pafajshëm në mënyrë çnjerëzore vetëm pse ishin shqiptarë.
Ai ka thënë se plagët e luftës ende s’janë shëruar dhe se ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës do të kujtohen e nderohen gjithmonë. Bashkë me Hamzën ka qenë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në këtë organizim përkujtimor kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Dhimbja e banorëve të Studimes së Vushtrrisë për më të dashurit e tyre të vrarë më 2 maj 1999 vazhdon të jetë e madhe. Civilë të pafajshëm u vranë çnjerëzisht nga forcat serbe vetëm pse ishin shqiptarë. U ekzekutuan edhe fëmijë e gra shtatzëna para syve të familjarëve të tyre.
Sot, 25 vjet më pas, plagët e luftës nuk janë shëruar dhe ndajmë dhimbjen me çdo familje që ka humbur anëtarë të familjes nga krimet e tmerrshme të Serbisë në Kosovë.
Sot, nesër e përgjithmonë, me respektin më të madh, do t’i kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Hamza.
https://www.facebook.com/bedrihamza.official/posts/821370866546746?ref=embed_post