Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bedri Hamza është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë

 
   

Kryetari i Mitrovicës dhe njëherit kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sapo ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhë në Uashington DC.

Hamza ka pasur takim të nivelit të lartë brenda Shtëpisë së Bardhë me Asistentin Special të Presidentit Biden, njëherësh edhe Drejtorin Senior për Europë të Keshillit Kombëtar të Sigurisë të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter.

Hamza është lideri i vetëm kosovar që pritet në Shtëpinë e Bardhë tash e një kohë të gjatë.

Asistenti Special i Presidentit Biden shërben edhe si një nga udhëheqesit e NSC, apo Këshillit Kombëtar për Siguri, që është institucioni suprem amerikan për çeshtjet e sigurisë nacionale. Ambasadori Carpenter ka shërbyer më parë si shef i misionit të SHBA-ve në OSBE.