Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bedri Hamza: Koalicioni me VV-në nuk mund të bëhet në asnjë moment pa pajtimin tim

Kohëve të fundit kanë qarkulluar lajme për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së.

Por, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë me Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund të këtë koalicion pa miratimin e atij.

“Koalicioni i ardhshëm nuk mundet me u bë pa vullnetin tim. Unë jam kandidat i PDK-së për kryeministër. Pa vullnetin tim, pa vullnetin e kryetarit Krasniqi e strukturave të partisë nuk mund të ketë koalicion. Nuk është në fjalorin tim me vendos barriera, barrikada, mure të bashkëpunim komunikimit me gjitha partitë politikë në Kosovë. Jam i hapur me bisedu me çdo parti politike në Kosovë, me çdo politikan në Kosovë, për çdo temë, po edhe me pi kafe. Por jo nuk do të thotë se mund të pajtohemi”, ka thënë Hamza në “Pressing” të T7.