Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë, Alban Dezdari dënohet me 8 vjet burgim
Aktgjykim lirues i është dhënë sot Bedri Krasniqit, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i cili akuzohej për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë.
Derisa Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.
Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.
Vendimi erdhi pas dëshmive të cilat nuk provojnë se Krasniqi ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.
Teksa pas këtij aktgjykimi, shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.
Pas aktgjykimit lirues, Bedri Krasniqi u pa t’u përgjigjej të pranishmëve, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrerëshe.