Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Befason Kryeziu: Njëherë paqe me Serbinë, pastaj njohje reciproke

 
   

Ish-gjykatësi në Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerësoi se lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, janë fillimisht disa procese që duhet të përfundojnë.

Sipas tij, në shkallën e parë duhet të ketë paqe mes dy shteteve, e njohja pastaj është një akt formal në të cilin Serbia pastaj i ka disa probleme të natyrës politike dhe juridike për shkak se Kosova është e futur në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, e po ashtu në dispozita normative si krahina autonome e Serbisë bashkë me Vojvodinën.

“Për njohje reciproke nënkupton që ata duhet së pari t’i largojnë këto dispozita nga pjesa e preambulës, e pastaj të njihet Kosova si shtet i pavarur dhe sovran”.

“Përkundër kësaj, koncepti i tyre politik dhe strategjik është që ata kanë deklaruar disa herë që nuk e njohin Kosovën, pa marrë parasysh se çka ndodh në vendin tonë, por problemi është që ata kanë për detyrë që të mos e pengojnë Kosovën në integrimin evropian e mekanizma ndërkombëtarë, siç është NATO e Këshilli i Evropës, e pastaj edhe në OKB”, deklaroi Kryeziu në emisionin Info Magazine.