Eksperti i ekonomisë, Erton Bega i ftuar në “Info Plus’ të RTK-së duke e komentuar vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit dhe implementimin e këtij vendimi tha se institucionet e vendit janë në të drejtën e tyre ligjore, bazuar në rregulloret e BQK-së, ku definohet saktësisht se vetëm një valutë është zyrtare në Kosovë dhe ajo është Euro.
Ai tha se presin nga institucionet e vendit që ta zbatojnë ligjin në tërësi edhe në komunat me shumicë serbe, sepse siç tha ai, ky ishte edhe një zotim i qeverisë në procesin elektoral.
“Kontestimi i këtij vendimi nga partneret ndërkombëtar lidhet me kohëzgjatjen e pamjaftueshme të zbatimit të këtij vendimi. Në kushte normale kur institucionet marrin hapa të tillë të cilët duhet të ketë edhe një kampanjë informuese në mënyrë që zbatimi i vendimit të jetë sa më i lehtë”, tha Bega.
Po ashtu vendimi i BQK-së, sipas tij, nuk është marrë me qëllim eliminimin e dinarit, porse është një rregullore që e rregullon përdorimin e parasë ‘Kesh’.
Tutje tha ai se ky vendim i BQK-së në aspektin ekonomik sjell shumë efekte.
“Harta e Kosovës në komunat me shumice serbe, në aspektin ekonomik është totalisht zero”, tha Bega.