Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj: 80 vite më parë vendi ynë triumfoi në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se 80 vite më parë Shqipëria doli triumfuese në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, duke u rreshtuar sipas tij në anën e duhur të historisë.

Begaj ka deklaruar kështu me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ai ka shtuar se aspirata për liri e mijëra shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore mbetet detyrim për një Shqipëri të lirë e të përparuar.

“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore  sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.  Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh. Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/