Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Afrim Gashin.
Begaj ka thënë se në takim kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendëve dhe ecjen drejt integrimit euro-atlantik
“Me mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin, diskutuam për rëndësinë e mësimeve të të kaluarës dhe për të ardhmen që duam të krijojmë së bashku. Angazhimi ynë është i fortë për të lënë një trashëgimi të pasur miqësie për brezat e ardhshëm dhe për të shtyrë përpara integrimin tonë euro-atlantik. Besoj se rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla”, ka shkruar Begaj.