Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar të hënën lirimet dhe emërimet e ambasadorëve, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Si rrjedhojë, ambasadore e Shqipërisë në Malin e Zi është emëruar Zhaklina Peto.
Ambasadore e Shqipërisë në Gjermani do të jetë Adia Sakiqi, e cila është liruar nga detyra e ambasadores në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta.
Blerta Kadzej do të jetë ambasadore rezidente e Shqipërisë në Turqi, ndërsa jorezidente në Azerbajxhan, Krigistan, Pakistan, Gjeorgji, në Afganistan dhe në Kazakistan.
Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës është emëruar Ervin Bushati. I njëjti do të jetë ambasador jorezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.
Ndërsa Ridi Kurtezi, i cili është liruar nfa detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Malin e Zi, tash do të jetë ambasador rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe.
10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.
Po ashtu, Begaj ka liruar nga detyra disa ambasadorë tjerë: Artur Kukon në Gjermani, Kastriot Robon në Turqi dhe Floreta Faberin në ShBA. /kp