Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Gjermania ka qenë mbështetëse e rëndësishme në rrugën integruese të Shqipërisë.
Ai ka thënë se ky shtet është përkrahëse e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Gjermania ka qenë një mbështetëse e rëndësishme në hapat integrues të Shqipërisë dhe është një përkrahëse e fortë e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian. Vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndaj ne jemi të përkushtuar ta forcojmë edhe më tej këtë miqësi”, ka shkruar Begaj.
Këto komente ai i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner./teve1.info/
Tags: anetaresimi ne BEbajram begajGjermaniaShqiperia