Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Begaj i ofron mbështetje KFOR-it për gjendjen në veri

Prej ditësh situata në Veri të Kosovës është më e tensionuar se asnjëherë më parë. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia ka biseduar në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale nga KFOR, thuhet se Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it. Po ashtu, ai i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftimin e KFOR.