Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë një fazë të re e shumë dinamike.
Ai këto deklarime i ka barë pas pritjes së homologut francez, Emanuel Macron, që ishte vizita e parë e një presidenti të Francës në Shqipëri.
“Mirënjohje për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron po i japin integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit, dhe mbështetjes së procesit të zgjerimit. Marrëdhëniet e konsoliduara e të partneritetit strategjik midis dy vendeve, kanë hyrë në një fazë të re shumë dinamike”, ka shkruar Begaj.