Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur këtë të diel drejt Shkupit, në Maqedoninë e Veriut, ku do të organizohet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e .
Në këtë samit, pritet që liderët të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku do të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.
Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.
Kosova do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani, e cila poashtu ka udhëtuar për në Shkup të dielën