Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përfaqësues nga vende të ndryshme të NATO-s dhe ato partnere. Presidenti i Republikës theksoi gjatë këtij takimi se Shqipëria është promovuese e paqes dhe sigurisë në rajon e me gjerë nëpërmjet politikës së dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.
Gjithashtu, Begaj theksoi se Shqipëria beson dhe ka treguar në angazhimet e saj ndërkombëtare se multilateralizmi është mekanizmi i duhur që ofron zgjidhje të pranueshme në përballje me sfidat e përbashkëta të vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Kryetari i Shtetit përcolli vizionin e tij për Shqipërinë e sëardhmes në përgjigje të interesit të studentëve të këtij kursi. Ai u shpreh se e sheh Shqipërinë të vendosur drejt realizimit tëobjektivave dhe ëndrrës shqiptare të kamotshme Euroatlantike.
Pjesëmarrësit në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes u njohën nga Këshilltarët e Kreut të Shtetit me rolin dhe funksionet e Presidentit në një Republikë Parlamentare, si edhe në politikën e jashtme dhe atë të Sigurisë dhe Mbrojtjes./tvklan.al