
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është pritur në Vatikan nga Papa Françesku
Begaj ka thënë se në këtë takim ka falënderuar Papa Françeskun për mesazhet e paqes dhe thirrjet për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura.
“I nderuar nga pritja e sotme në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë, Vatikan, nga Shenjtëria e Tij, Papa Françesku. Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare nuk zhbëri besimin në Zot të Shqiptarëve. Ata janë model i harmonisë dhe dialogut ndërfetar. Në takim pata rastin ta falënderoja Atin e Shenjtë për mesazhet e paqes dhe thirrjet për t’i dhënë fund konflikteve të armatosura”, ka shkruar Begaj në Facebook./teve1.info/